Hije në errësirë

by Juliana Dhimitri-Polena


Formats

Softcover
$12.95
Softcover
$12.95

Book Details

Language : Other
Publication Date : 4/9/2012

Format : Softcover
Dimensions : 5x8
Page Count : 72
ISBN : 9781468576306

About the Book

“Hije në errësirë” është një nga librat më të mirë poetikë. Nën këtë vëllim gjenden mes rreshtash pjesë shpirti, pjesë mendimi, gjenden bashkë lumturia dhe trishtimi, dashuria dhe urrejtja. Ashtu sic mund të fshihet brenda hijes së errësirës një aspekt I errët por edhe drita që e shkakton atë, ashtu dhe në këto poezi në cdo cep ka një nënkuptim. Në vargjet e këtij libri cdokush gjen vetveten, tundimin, stinët e ngjyrat, cdo aspect frymëzues në këtë botë magjike. Ka një magji në këto poezi, një magji që nuk shterron kurrë. Kjo magji quhet frymëzim. “Hije në errësirë” është titulli që I përshtatet këtij libri, pasi në cdo poezi ka një hije që vjen si fantazmë e urtësisë, e së vërtetës dhe ndjenjës njerëzore. Cdo gjë në këtë botë, ajri që thithim, dielli që na sjell ngrohtësinë dhe na ndricon, dora jonë, mishi dhe gjaku, ekzistenca jonë, por edhe mosqënia është një furnizues frymëzimi. Ky është libri I cdo ndjenje, cdo gjëje, cdo qënieje. Kjo është poezia e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes. Prandaj është “Hije në Errësirë”, një libër poetik mbresëlënës me haike, me varg modern, me rimë, që e bën atë të përshtatshëm për shijet e cdo lexuesi. Ky është mëngjesi, dritëhëna, dita dhe nata e dashamirësit të librit dhe poezisë.


About the Author

Autorja Juliana Dhimitri-Polena është një gazetare e mirënjohur në Shqipëri, falë punës në një nga kompanitë më të mëdha mediatike në vend Top Channel. Për shumë vite rradhazi ajo ka qenë e angazhuar si korrespondente dhe gazetare, duke korrur sukes në shtypin e shkruar dhe në television. Autorja ka punuar për disa vite edhe pranë Gazetës Shqip, një nga gazetat më të njohura në Shqipëri. Ka lindur ne Durrës në 3 Maj 1978 dhe qysh në fëmijëri pasioni I saj ka qenë poezia. Për herë të parë autorja ka mundur të botojë poezitë dhe krijimet e saj në moshën 16 vjecare në shtypin e kohës dhe në gazetat lokale si `Përpara” dhe “Intervista”, duke u vlerësuar në vitin 1994 në një konkurs kombtar me cmimin e poezisë më të mirë moderne. Në vitin 1991 u shpërngul në Korcë, në një qytet të traditës dhe kulturës dhe që njihet si djep I arsimit, letërsisë dhe artit. Edhe këtu ka publikuar disa herë krijimet poetike, duke e gjetur këtë qytet si një burim dhe muzë frymëzimi. Studimet e larta I ka kryer në Rumani, ku është diplomuar për “Gazetari dhe Shkencat e Komunikimit” në Bukuresht, ku ka jetuar nga viti 1996-2001. Më pas u kthye në Shqipëri për të ushtruar profesionin e saj si gazetare për një periudhë 10 vjecare në “Top Channel”, “Gazeta Shqip” dhe “Top News”. Që nga shtatori I vitit 2008 mban pozicionin e kryetares së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Korcë, organizatë që mbron të drejtat e gazetarëve profesionistë. Është autore e mbi 10.000 publikimeve në shtypin e shkruar,si autore e lajmeve, kronikave, reportazheve, komenteve dhe analizave dhe falë punës dhe suksesit, emri I saj ka zënë shumë herë faqen e parë dhe kryeartikujt e shtypit të shkruar kombtar. Juliana Dhimitri-Polena është bashkëautore e disa kërkimeve dhe studimeve mbi median, fushatat elektorale, zhvillimet mjedisore dhe ekonomike, etj.Autorja ka përfaqësuar Shqipërinë për një vit pranë Institutit Lindje Perëndim me seli në Ohër Maqedoni, si koordinatore mediatike për sektorët e mjedisit dhe biznesit në projektin ndërkufitar të Eurorajonit. Ajo ka qenë autore e dy botimeve të këtij instituti për cështjet e mjedisit që prek tre vendet Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni. Ky është libri I saj I parë me poezi. Që prej qershorit 2011 jeton në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.