Atdheu i tjetrit

by Shpend Sollaku Noé


Formats

Softcover
£8.95
£6.25
Hardcover
£15.69
£9.44
Softcover
£6.25

Book Details

Language : English
Publication Date : 16/08/2011

Format : Softcover
Dimensions : 6x9
Page Count : 168
ISBN : 9781463406790
Format : Hardcover
Dimensions : 6x9
Page Count : 168
ISBN : 9781463406783

About the Book

Shpend Sollaku Noé është një poet i madh që ka pasur si qëllim daljen e poezisë nga akademitë, nga aristokracitë letrare, nga ambientet mondane. Poet nga nevoja, gazetar për domosdoshmëri historike, profesor e njeri i letrave rritur në underground, politikan i lindur, martir i lirisë të shtypur. I paisur me një përgatitje solide kulturore, letrare, filologjike e muzikore, po aq sa edhe shkencore në sensin enciklopedik, poliglot, karakter i guximshëm, kurioz nga instikti, inteligjencë akute, mendje shumë të kujdesshme për të ardhmen qoftë letrare, filosofike o qoftë politiko-sociale, Shpend Sollaku Noé është personalitet shumë kompleks dhe i paisur me një ngarkesë të ngjeshur humane. Lirika e tij është aktuale, inçizive, kafshuese, mallëngjyese, e vuajtur, gërvishtëse, magjepsëse. Ky libër fenomenal është dëshmi që poezia është akoma gjallë. Antologjia poetike "Atdheu i tjetrit" është organizuar në pesë pjesë: "Sfinksi-Mëzat e kaltër" e "Telegram prej varrezës"(poezi), "Mare Nostrum”, "Murus Noster", "Check up Homerit" e "Barkodë" (poema). Pjesët “Sfinksi-Mëzat e kaltër” e “Telegram prej varrezës” risjellin poezi nga librat “Sfinksi”, “Mbretëria e gjërave të ndaluara”, “Të duartrokasësh Kaligulën” dhe “Telegram prej varrezës”. “Atdheu i tjetrit” i Shpend Sollaku Noé-së, si të gjithë librat e tij, është një palestër ku “celulat gri” puarétiane stërviten, djersijnë e lodhen. Ç'do varg duhet menduar. Jo për veshtirësinë për ta përceptuar, stili i Noé-së është nga më të thjeshtët, sepse e vërteta është thjeshtësi, por per vlerën e brendshme. Për mesazhin që ofron. Për emocionet që sjell. Muza e tij nuk është një dinstiktiv, një cohë e lehtë që ta vëjë në pah mes miqve apo në vende publike, por një grusht brenda një dorashke të kadifejtë që të ç'orienton e bën të reflektojë edhe njeriun më të papërvojë.


About the Author

Shpendi Sollaku Noe lartësohet si Dante Aligieri i shekullit të 21-të: në vargje nuk gjen lugje dhe rrethe të ferrit, por vizioni është po ashtu ngjethës. Ndihemi më se të mallkuar, buratinë të vertetë që qarkullojnë në botën-ferr ku, në vend të flakëve, janë informatika, kreditë për t'u paguar, financiaret, bankat- shushunja, cmira, xhelozia, fiksacioni për të rënë në sy, besimet fetare të rreme, injoranca, historia e falsifikuar, burokracitë e çnderuara e pagdhendja. Autori është Shpend Sollaku Noé, profesor, gazetar, por, veçanërisht, Poet madhështor. Ka lindur në Lushnje, më tre prill 1957, tokë pjellore poetësh, e dashuruar pas poezisë. Jeton në Itali që prej vitit 1992 si azilant politik. Që prej kohësh lufton për mbrojten e të drejtave të njeriut dhe, duke qenë se ka provuar vetë mbi shpinë tmerret e diktaturës, mbron në mënyrë më specifike të drejtat e emigrantëve dhe të azilantëve politikë. Faqe zyrtare e Shpend Sollaku Noè http://www.shsnoe.com