Nje jete Magjike (histori e vertete)

Autobiografi Shpirtërore Si te komonikosh me vetveten, Gjeni qellimin e jetes pa u mposhtur me veshtiresite, Mposht gjerat qe te heqin perqendrimin, Gezohu me ato q eke dhe vazhdo e jeto jeten e nderrave qe sot.

by Vjollca Sadiku


Formats

Softcover
$51.87
E-Book
$4.99
Softcover
$51.87

Book Details

Language : Other
Publication Date : 7/29/2017

Format : Softcover
Dimensions : 8.5x11
Page Count : 174
ISBN : 9781546280149
Format : E-Book
Dimensions : N/A
Page Count : 174
ISBN : 9781546280156

About the Book

Nëse keni përjetuar mjaft vuajtje, përndiqeni nga dhimbjet apo ndiheni të mbërthyer në të njëjtin vend, ky libër është për ju. Nëse ndiheni të lodhur duke provuar të arrini atje ku dëshëroni... Nëse nuk ndiheni të vlerësuar, duke u hidhëruar nga njerëzit që ju rrethojnë... Nëse ndonjëherë ndiheni se nuk e dini kush jeni në të vërtetë, apo të zhgënjyer për sa i përket asaj që jeni duke bërë me jetën...duke fajësuar veten për veprimet e të tjerëve... Nëse nuk arrini të gëzoni jetën për shkak se problemet kanë pushtuar pjesën më të madhe të jetës suaj... Nëse dëshëroni të ndryshoni por nuk dini se si... Shpresoj që përmes kapitujve, ju të gjeni veten të identifikuar disi me historinë e jetës sime, duke ndjerë jehonën e qëndrimit që unë kam përdorur ndaj saj në mënyrë që të ndihesha se kjo jetë ka qenë magjike, pavarësisht problemeve të shumta. Do të doja të ndaja disa nga metodat dhe teknikat që kam përdorur, si dhe metodat për aplikimin e tyre. Duke u bazuar në to, ju mund të krijoni tuajat, për t’a transformuar jetën tuaj në të magjishme. Jeta është dhuratë dhe duhet trajtuar si e tillë. Për ata që kanë nevojë të kuptojnë ...përse ndodhen aty ku ndodhen, ...përse jeta është aq e vështirë, kur për të tjerët duket kaq e lehtë... Për ata që janë gati të luftojnë për të arritur ëndrrën e tyre apo qëllimin e tyre të veçantë, por iu duhet qëndrimi i duhur për të fituar betejën... Për ata që e kanë gjetur tashmë një vend të përshtatshëm, por kërkojnë t’a kuptojnë atë më mirë, apo duan zgjidhjen e ndonjë problemi të caktuar... Për ata që ndonëse kanë kanë çdo gjë, ende nuk ndihen në paqe me shpirtin e tyre... Për ata që janë në kërkim të dashurisë... Për ata që dëshërojnë të kenë familjen pjesë të jetës së tyre, por e shohin të pamundur... Për ata që duan të dinë si të mbështesin fëmijët e tyre në mënyrë që ata të jenë të aftë të marrin vendime të shëndetshme për veten. Për adoleshentët që kërkojnë lirinë nga prindërit dhe të fitojnë pavaresinë e tyre... por çfarë nënkuptojnë të gjitha këto? Në këtë autobiografi, çdo mesazh shpirtëror, teknikë shërimi, këshillë apo bisedë e brendshme, buron nga zëri i intuitës. Historia flet për udhëtimin tim shpirtëror që nga kujtimet e para të mbajtura mend në këtë tokë e deri tani. Kam kërkuar të zbuloj se kush jam, në një moshë shumë të hershme. Në atë kohë, mendoja për qëllimin tim; arsyen e ekzistencës në këtë planet. Mënyra e zbulimit të përgjigjes ka ardhur përmes komunikimit me botën time të brendshme, ndërsa kaloja kohë të konsiderueshme në natyrë. Shpesh kam pyetur veten: “Çfarë mund të bëj me jetën time?”


About the Author

Vjollca Sadiku ka ardhur nga një vend shumë i varfër shqiptar. Në moshën 7 vjeçare asaj ju desh të zbulonte me ndihmën e natyrës se cili ishte qëllimi i të qenurit në vendin ku ndodhej, ...arësyen e jetës së saj. Në atë kohë ajo po përjetonte momentum, një periudhë ndryshimesh, shumë të vështirë jetësore, ...nga ato kur emocionet trazohen dhe shpërbëhen në copëza ...me ndjenjën e të qenurit e braktisur, e pa dashur, e humbur, e zemëruar me prindërit dhe botën që e rrethon, e hutuar nga të gjithë llojet e abuzimit që ndodhnin përreth... Edhe pse kishte zbuluar se si të krijonte jetën që dëshëronte, asaj i duhej të përballej me sfida nga më të ndryshmet deri në moshën 38, ...kur dalëngadalë çdo gjë po qartësohej duke iu afruar më tepër qëllimit të jetës së saj. Tashmë, ajo ndan teknikat si dhe aftësitë e mësuara nga studimet dhe përvojat e jetës së saj, për të ndihmuar që dhe të tjerët të jenë të magjishëm e të krijojnë mbretërinë e tyre magjike. Ju me çudi apo skepticizëm mund të thoni “Magjike’ !?! Këto fjalë ekzistojnë vetëm nëpër filma apo përralla!”. ...po nëse marrim parasysh aftësinë për të ndalur mendimet, duke filluar të vëmë re zemrën tonë...duke i kushtuar më tepër vëmendje asaj që është e dukshme dhe e padukshme, ...ky është hapi i parë drejt një shkëndijë magjike.